Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Eksodi 35:1-9 Bibla Shqip (ALBB)

1. Moisiu thirri asamblenë e bijve të Izraelit dhe u tha atyre: "Këto janë gjërat që Zoti më ka urdhëruar të bëj.

2. Do të punohet gjashtë ditë, por dita e shtatë do të jetë për ju një ditë e shenjtë, një e shtunë pushimi, e shenjtëruar ndaj Zotit. Kushdo që bën ndonjë punë atë ditë do të dënohet me vdekje.

3. Nuk do të ndizni zjarr në asnjë prej banesave tuaja ditën e shtunë".

4. Pastaj Moisiu i foli tërë asamblesë së bijve të Izraelit dhe tha: "Kjo është ajo që Zoti ka urdhëruar, duke thënë:

5. "Merrni ndërmjet jush një ofertë për Zotin; kushdo që ka zemër bujare do t'i çojë një ofertë Zotit: ar, argjend dhe bronz,

6. stofa ngjyrë vjollce, të purpurta ose flakë të kuqe, li të hollë dhe lesh dhie,

7. lëkura dashi të ngjyera në të kuq, lëkura baldose dhe dru të akacies,

8. vaj për ndriçim të shandanit dhe aroma për vajin e vajosjes dhe për temjanin aromatik,

9. gurë oniksi dhe gurë për t'u ngallmuar mbi efodin dhe pektoralin.

Lexoni kapitullin e plotë Eksodi 35