Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Eksodi 33:14-23 Bibla Shqip (ALBB)

14. Zoti u përgjigj: "Prania ime do të shkojë me ty, dhe unë do të të jap pushim".

15. Atëherë Moisiu i tha: "Në qoftë se prania jote nuk vjen me mua, mos na nis që këtej.

16. Si do të mund të njihet tani që unë dhe populli yt, kemi gjetur hir në sytë e tu? Ndofta kjo ndodh sepse ti vjen me ne? Kështu unë dhe populli yt do të dallohemi nga tërë popujt që jetojnë mbi faqen e dheut".

17. Zoti i tha Moisiut: "Do ta bëj edhe këtë gjë që ke kërkuar, sepse ti ke gjetur hir në sytë e mi dhe të njoh personalisht".

18. Atëherë Moisiu tha: "Tregomë lavdinë tënde!".

19. Zoti iu përgjigj: "Unë do të bëj që të kalojë para teje gjithë mirësia ime dhe do të shpall emrin e Zotit para teje. Do të fal atë që do të fal dhe do të mëshiroj atë që do të mëshiroj".

20. Dhe tha akoma: "Ti nuk mund të shikosh fytyrën time, sepse asnjë njeri nuk mund të më shikojë dhe të jetojë".

21. Pastaj Zoti tha: "Ja një vend afër meje; ti do të rrish mbi shkëmbin;

22. dhe ndërsa do të kalojë lavdia ime, unë do të të vë në një të çarë të shkëmbit dhe do të të mbuloj me dorën time, derisa të kem kaluar;

23. pastaj do ta tërheq dorën dhe ti do të më shikosh nga kurrizi; por fytyra ime nuk mund të shihet".

Lexoni kapitullin e plotë Eksodi 33