Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Eksodi 33:1-6 Bibla Shqip (ALBB)

1. Zoti i tha Moisiut: "Shko, ngjitu që këtej, ti së bashku me popullin që nxore nga vendi i Egjiptit, drejt vendit, që u premtova me betim Abrahamit, Isakut dhe Jakobit, duke u thënë: "Unë do t'ua jap pasardhësve të tu".

2. Unë do të dërgoj një Engjëll para teje dhe do t'i dëboj kanaanenjtë, amorenjtë, hitenjtë, perezenjtë, hivenjtë dhe jebusenjtë.

3. Ngjitu drejt vendit ku rrjedh qumësht dhe mjaltë, sepse unë do të ngjitem bashkë me ty, sepse je një popull me qafë të fortë, dhe nuk dua të të shfaros rrugës".

4. Kur populli dëgjoi këto fjalë të kobshme, ndjeu një hidhërim të thellë, dhe askush nuk vuri stolitë e tij.

5. Në fakt Zoti i kishte thënë Moisiut: "U thuaj bijve të Izraelit: "Ju jeni një popull me qafë të fortë; në qoftë se unë do të ngjitesha edhe për një çast të vetëm në mesin tënd, do të të konsumoja! Prandaj tani hiqi stolitë e tua dhe kështu unë do të di çfarë duhet të bëj me ty"".

6. Kështu bijtë e Izraelit i hoqën stolitë e tyre, që nga nisja e tyre nga mali Horeb e tutje.

Lexoni kapitullin e plotë Eksodi 33