Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Eksodi 32:29-35 Bibla Shqip (ALBB)

29. Pastaj Moisiu tha: "Shenjtërohuni sot Zotit, që ai t'ju japë një bekim, sepse secili prej jush ka qenë kundër birit të tij dhe vëllait të tij".

30. Të nesërmen Moisiu i tha popullit: "Ju keni bërë një mëkat të madh; por tani unë do të ngjitem tek Zoti; ndofta do të mund të bëj shlyerjen për mëkatin tuaj".

31. Moisiu u kthye, pra, te Zoti dhe tha: "Medet, ky popull ka kryer një mëkat të madh dhe ka bërë për vete një perëndi prej ari.

32. Megjithatë tani, të lutem, falua mëkatin e tyre; përndryshe, më fshi nga libri yt që ke shkruar!".

33. Por Zoti iu përgjigj Moisiut: "Atë që ka bërë mëkat kundër meje, atë do ta fshij nga libri im!

34. Tani shko, çoje popullin ku të kam thënë. Ja, Engjëlli im do të shkoj para teje, por ditën që do të vij për t'i dënuar, do t'i dënoj për mëkatin e tyre".

35. Kështu Zoti goditi popullin, sepse kishte bërë viçin që Aaroni kishte modeluar.

Lexoni kapitullin e plotë Eksodi 32