Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Eksodi 27:1-4 Bibla Shqip (ALBB)

1. "Do të bësh edhe një altar prej druri të akacies, i gjatë pesë kubitë dhe i gjerë pesë kubitë; altari do të jetë katror dhe do të ketë tre kubitë lartësi.

2. Në katër qoshet e tij do të bësh brirë, që do të formojnë një tërësi me të; dhe do ta veshësh atë me bronz.

3. Do të bësh edhe enët e tij për të mbledhur hirin, lopatëzat e tij, legenët e tij, pirunët e tij dhe mangallet e tij; të gjitha veglat e tij do t'i bësh prej bronzi.

4. Do t'i bësh gjithashtu një grilë prej bronzi në formë rrjete dhe mbi rrjetë, në katër qoshet e tij, do të bësh katër unaza prej bronzi;

Lexoni kapitullin e plotë Eksodi 27