Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Eksodi 26:26-34 Bibla Shqip (ALBB)

26. Do të bësh edhe disa traversa prej druri të akacies: pesë për dërrasat e njërës anë të tabernakullit,

27. pesë traversa për dërrasat e anës tjetër të tabernakullit dhe pesë traversa për dërrasat e pjesës së pasme të tabernakullit, në drejtim të perëndimit.

28. Traversa qendrore, në mes të dërrasave, do të kalojë nga njëra anë në tjetrën.

29. Do t'i veshësh me ar dërrasat dhe do t'i bësh prej ari unazat e tyre nëpër të cilat do të kalojnë traversat, dhe do t'i veshësh me ar traversat.

30. Do ta ngresh tabernakullin me trajtën e përpiktë që t'u tregua në mal.

31. Do të bësh një vel me fije në ngjyrë vjollce, të purpurt, flakë të kuqe dhe me li të hollë dhe të përdredhur, të stolisur me kerubinë të punuar artistikisht,

32. dhe do ta varësh në katër shtylla prej akacieje të veshura me ar, me grremçat e tyre të arta të vëna mbi baza argjendi.

33. Do ta varësh velin në kapëset; dhe aty, në anën e brendshme të velit, do të futësh arkën e dëshmisë; veli do t'ju shërbejë si ndarës midis vendit të shenjtë dhe vendit shumë të shenjtë.

34. Pastaj do ta vësh pajtuesin mbi arkën e dëshmisë në vendin shumë të shenjtë.

Lexoni kapitullin e plotë Eksodi 26