Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Eksodi 26:14-26 Bibla Shqip (ALBB)

14. Do të bësh gjithashtu një mbulesë për çadrën me lëkura dashi të ngjyrosura në të kuq, dhe mbi këtë një tjetër mbulesë me lëkura baldose.

15. Do të bësh për tabernakullin disa dërrasa prej druri të akacies, të vendosura më këmbë.

16. Gjatësia e një dërrase do të jetë dhjetë kubitë dhe gjerësia e saj një kubitë e gjysmë.

17. Çdo dërrasë do të ketë dy kllapa për të bashkuar një dërrasë me tjetrën; kështu do të veprosh për të gjitha dërrasat e tabernakullit.

18. Do të bësh kështu dërrasat e tabernakullit, njëzet dërrasa për anën jugore.

19. Do të vësh dyzet baza argjendi poshtë njëzet dërrasave: dy baza poshtë secilës dërrasë për të dy kllapat e veta.

20. Do të bësh edhe njëzet dërrasa për krahun e dytë të tabernakullit, për anën e tij veriore,

21. dhe dyzet bazat e tyre prej argjendi, dy baza nën çdo dërrasë.

22. Për krahun e pasmë të tabernakullit, në drejtim të perëndimit, do të bësh gjashtë dërrasa.

23. Do të bësh edhe dy dërrasa për të dy qoshet e pasme të tabernakullit.

24. Ato do të çiftëzohen poshtë dhe do të bashkohen lart me një unazë. Kështu ka për të ndodhur me të dyja dërrasat, që ndodhen në të dy qoshet.

25. Do të ketë, pra, tetë dërrasa me bazat e tyre prej argjendi: gjashtëmbëdhjetë baza, dy baza poshtë çdo dërrase.

26. Do të bësh edhe disa traversa prej druri të akacies: pesë për dërrasat e njërës anë të tabernakullit,

Lexoni kapitullin e plotë Eksodi 26