Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Eksodi 23:29-33 Bibla Shqip (ALBB)

29. Nuk do t'i përzë ata para teje brenda një viti, me qëllim që vendi të mos kthehet në një shkretëtirë dhe kafshët e fushave të mos shumëzohen kundër teje.

30. Do t'i përzë para teje pak e nga pak, në mënyrë që ti të rritesh në numër dhe të shtiesh në dorë vendin.

31. Dhe unë do t'i caktoj kufijtë e tu nga Deti i Kuq në detin e filistenjve dhe nga shkretëtira deri te Lumi; sepse unë do të lë në duart e tua banorët e vendit dhe ti do t'i dëbosh para syve të tu.

32. Nuk do të lidhësh asnjë aleancë me ta, as edhe me perënditë e tyre.

33. Ata nuk do të banojnë në vendin tënd, që të mos të bëjnë të mëkatosh kundër meje: ti do t'u shërbeje perëndive të tyre, dhe kjo do të ishte një lak".

Lexoni kapitullin e plotë Eksodi 23