Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Eksodi 23:1-4 Bibla Shqip (ALBB)

1. "Nuk do të hapësh asnjë fjalë të rreme dhe nuk do t'i japësh asnjë ndihmë të pabesit për t'u bërë dëshmitar i anshëm.

2. Nuk do të shkosh pas shumicës për të bërë të keqen; dhe nuk do të dëshmosh në një çështje gjyqësore duke u radhitur nga ana e shumicës për të prishur drejtësinë.

3. Nuk do të favorizosh as të varfrin në gjyqin e tij.

4. Në rast se takon kaun e armikut tënd ose gomarin e tij që ka humbur rrugën, do t'ia kthesh atij.

Lexoni kapitullin e plotë Eksodi 23