Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Eksodi 22:15-24 Bibla Shqip (ALBB)

15. Në qoftë se i zoti është i pranishëm, nuk do të dëmshpërblejë dëmin; në qoftë se kafsha është marrë me qira, ajo përfshihet në çmimin e qirasë.

16. Në qoftë se dikush mashtron një vajzë ende të pafejuar dhe bie në shtrat me të, duhet të paguajë për pajën e saj dhe ta marrë për grua.

17. Në qoftë se ati refuzon prerazi t'ia japë, ai do të paguajë shumën e kërkuar për pajën e vajzave të virgjëra.

18. Nuk do ta lësh të jetojë shtrigën.

19. Kush çiftëzohet me një kafshë do të dënohet me vdekje.

20. Kush i bën flijime një perëndie tjetër, veç Zotit, do të shfaroset.

21. Mos keqtrajto të huajin dhe mos e mundo, sepse edhe ju ishit të huaj në vendin e Egjiptit.

22. Nuk do të mundosh asnjë grua të ve, as asnjë jetim.

23. Në rast se i mundon ata në një farë mënyre dhe ata bërtasin në drejtimin tim, unë do ta dëgjoj pa tjetër britmën e tyre;

24. do të zemërohem dhe do t'ju vras me shpatë; gratë tuaja do të mbeten të veja dhe bijtë tuaj jetimë.

Lexoni kapitullin e plotë Eksodi 22