Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Eksodi 12:43-51 Bibla Shqip (ALBB)

43. Pastaj Zoti i tha Moisiut dhe Aaronit: "Ky është rregulli i Pashkëve: asnjë i huaj nuk do të hajë;

44. por çdo skllav, i blerë me para, mbasi të jetë rrethprerë, mund të hajë.

45. Të ardhurit dhe mercenarët nuk do të hanë.

46. Qengji do të hahet vetëm në një shtëpi; asnjë pjesë të mishit të tij nuk do ta nxirrni jashtë shtëpisë dhe nuk do të thyeni asnjë kockë të tij.

47. Tërë asambleja e Izraelit do ta kremtojë atë.

48. Dhe kur një i huaj do të banojë me ty do të dojë të kremtojë Pashkët për nder të Zotit, tërë meshkujt e familjes së tij duhet të rrethpriten më parë dhe pastaj ai le të afrohet për të kremtuar këtë ditë, ai do të konsiderohet si i lindur në vend; por asnjë i parrethprerë s'ka për të ngrënë.

49. Do të ketë një ligj të vetëm për atë që ka lindur në vend dhe për të huajin që banon me ju".

50. Tërë bijtë e Izraelit vepruan në këtë mënyrë; ata bënë pikërisht atë që Zoti i kishte urdhëruar Moisiut dhe Aaronit.

51. Kështu ndodhi që pikërisht atë ditë Zoti i bëri bijtë e Izraelit të dalin nga vendi i Egjiptit, sipas radhëve të tyre.

Lexoni kapitullin e plotë Eksodi 12