Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Danieli 1:9-14 Bibla Shqip (ALBB)

9. Perëndia bëri që Danieli të gjejë hir dhe dhembshuri te kreu i eunukëve.

10. Kreu i eunukëve i tha pastaj Danielit: "Unë kam frikë nga mbreti, zoti im, që ka caktuar ushqimin tuaj dhe pijen tuaj. Pse ai duhet të shikojë fytyrat tuaja më të trishtuara nga ato të të rinjve të moshës suaj? Kështu do të vinit në rrezik kokën time te mbreti".

11. Atëherë Danieli i tha Meltsarit, që kreu i eunukëve kishte caktuar si të parë mbi Danielin, Hananiahun, Mishaelin dhe Azarian;

12. "Të lutem, vëri në provë shërbëtorët e tu për dhjetë ditë, dhe të na jepen perime për të ngrënë dhe ujë për të pirë.

13. Pastaj të ekzaminohet në praninë tënde pamja jonë dhe pamja e të rinjve që hanë ushqimet e shijshme të mbretit; do të veprosh pastaj me shërbëtorët e tu në bazë të asaj që do të shikosh".

14. Ai e pranoi këtë propozim të tyre dhe i vuri në provë dhjetë ditë.

Lexoni kapitullin e plotë Danieli 1