Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Amosi 6:8-14 Bibla Shqip (ALBB)

8. Zoti, Zoti, është betuar për veten e tij, thotë Zoti, Perëndia i ushtrive: "Unë nuk e shoh dot me sy madhështinë e Jakobit dhe i urrej pallatet e tij; prandaj do t'ia jap armikut në dorë qytetin me tërë ato që përmban".

9. Dhe do të ndodhë që, po të lënë dhjetë burra në një shtëpi, do të vdesin edhe ata.

10. Kur një i afërt do të vijë me atë që djeg kufomat për t'i marrë trupat dhe për t'i nxjerrë jashtë shtëpisë, do t'i thotë atij që ndodhet brenda në shtëpi: "A ka të tjerë me ty?". Tjetri do të përgjigjet: "Jo". Dhe i pari do të thotë: "Hesht, sepse nuk duhet të përmendet emri i Zotit".

11. Sepse ja, Zoti urdhëron dhe e katandis shtëpinë e madhe në bajgë dhe të voglën në copëza.

12. Vallë, a rendin kuajt mbi shkëmbinjtë ose a lërohen ata me qe? Por ju e ktheni të drejtën në helm dhe frytin e drejtësisë në hidhërim,

13. ju, që gëzoheni për Lo-Debarin, ju që thoni: "A nuk e kemi marrë për vete Karnaimin me forcën tonë?".

14. "Sepse ja, o shtëpia e Izraelit", thotë Zoti, Perëndia i ushtrive, "unë do të ngre kundër jush një komb, që do t'ju shtypë nga hyrja e Hamathit deri të përroi i Arabahut".

Lexoni kapitullin e plotë Amosi 6