Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Amosi 6:1-8 Bibla Shqip (ALBB)

1. Mjerë ata që jetojnë në bollëk në Sion dhe që e ndiejnë veten të sigurt në malin e Samarias, njerëz të parisë të ballit të kombeve, ku po shkon shtëpia e Izraelit.

2. Kaloni në Kalneh dhe shikoni, që andej shkoni në Hamathin e madh, pastaj zbrisni në Gathin e filistenjve. A janë vallë ato më të mira nga këto mbretëri ose territori i tyre është më i madh nga ai juaji?

3. Ju doni të largoni ditën e keqe, por e afroni selinë e dhunës.

4. Mjerë ata që rrinë shtrirë mbi shtretër prej fildishi, që shtrihen mbi divanet e tyre dhe hanë qengjat e kopesë dhe viçat që merren nga stalla.

5. Këndojnë me tingullin e harpës dhe ashtu si Davidi shpikin për vete vegla muzikore;

6. pinë verë në kupa të gjera dhe lyhen me vajrat më të mira, por nuk trishtohen për shkatërrimin e Jozefit.

7. Prandaj do të shkojnë në robëri në krye të të internuarve dhe ata që shtrihen mbi divanet në banketet do të hiqen.

8. Zoti, Zoti, është betuar për veten e tij, thotë Zoti, Perëndia i ushtrive: "Unë nuk e shoh dot me sy madhështinë e Jakobit dhe i urrej pallatet e tij; prandaj do t'ia jap armikut në dorë qytetin me tërë ato që përmban".

Lexoni kapitullin e plotë Amosi 6