Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Amosi 5:19-27 Bibla Shqip (ALBB)

19. Do të jetë ashtu si dikush që fugon para një luani dhe ndesh një ujk; ose hyn në shtëpi, e mbështet dorën mbi mur dhe një gjarpër e kafshon.

20. Dita e Zotit a nuk është vallë terr dhe jo dritë, errësirë e madhe dhe pa asnjë shkëlqim?

21. Unë i urrej, i përçmoj festat tuaja, nuk ndiej asnjë gëzim në mbledhjet tuaja solemne.

22. Edhe sikur të më ofroni holokaustet tuaja dhe blatimet tuaja ushqimore, unë nuk do t'i pëlqej as do të shikoj me favor flijimet e falënderimit të kafshëve të majme.

23. Largo nga unë zhurmën e këngëve të tua, sepse nuk dua të dëgjoj muzikën e harpave të tua.

24. Por le të rrjedhë e drejta si uji dhe drejtësia si një burim i përhershëm uji.

25. O shtëpi e Izraelit, më keni ofruar vallë flijime dhe blatime ushqimore në shkretëtirë për dyzet vjet me radhë?

26. Ju keni mbartur gjithashtu Sikuthin, mbretin tuaj, dhe Kiunin, figurat tuaja, yllin e perëndive tuaja, që i keni bërë vetë.

27. Prandaj unë do të bëj që të shkoni në robëri matanë Damaskut", thotë Zoti, emri i të cilit është Perëndia i ushtrive.

Lexoni kapitullin e plotë Amosi 5