Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Amosi 5:1-10 Bibla Shqip (ALBB)

1. Dëgjoni këtë fjalë, këtë vajtim që unë ngre mbi ju, o shtëpi e Izraelit.

2. Virgjëresha e Izraelit ra dhe nuk do të ngrihet më; ajo rri shtrirë në tokën e vet dhe askush nuk e ngre.

3. Sepse kështu thotë Zoti, Zoti: "Qyteti që dilte me njëmijë njerëz do të mbetet me njëqind, ndërsa ai që dilte me njëqind do të mbetet me dhjetë për shtëpinë e Izraelit".

4. Sepse kështu thotë Zoti shtëpisë së Izraelit: "Më kërkoni dhe do të rroni,

5. por mos kërkoni Bethelin, mos shkoni në Gilgal, mos vazhdoni deri në Beer-Sheba, sepse Gilgali do të shkojë me siguri në robëri dhe Betheli do të katandiset në asgjë.

6. Kërkoni Zotin dhe do të rroni, që të mos shpërthejë si zjarr në shtëpinë e Jozefit dhe ta gllabërojë pa qenë në gjendje ta shuajë askush në Bethel.

7. Ai braktis ata që e ndërrojnë ndershmërinë dhe drejtësinë në helm mbi tokë".

8. Ai ka bërë Plejadat dhe Orionin, e kthen hijen e vdekjes në agim dhe e bën ditën të errët si nata; thërret ujërat e detit dhe i derdh mbi faqen e dheut: emri i tij është Zoti.

9. Ata sjellin papritmas shkatërrimin mbi të fuqishmit, dhe kështu rrënimi u sulet fortesave.

10. Ata e urrejnë atë që i qorton te porta dhe kanë neveri për ata që flasin me ndershmëri.

Lexoni kapitullin e plotë Amosi 5