Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

2 i Samuelit 7:16-23 Bibla Shqip (ALBB)

16. Shtëpia jote dhe mbretëria jote do të bëhen të qëndrueshme përgjithnjë para meje, dhe froni yt do të jetë i qëndrueshëm përgjithnjë".

17. Nathani i foli Davidit duke iu përmbajtur këtyre fjalëve dhe sipas vegimit të tij.

18. Atëherë mbreti David shkoi dhe u ul përpara Zotit dhe tha: "Kush jam unë, o Zot, o Zot, dhe çfarë është shtëpia ime që më bëri të vij deri këtu?

19. Por kjo ishte akoma një gjë e vogël në sytë e tu, o Zot, o Zot, sepse ti ke folur edhe për shtëpinë e shërbëtorit tënd për një të ardhme të largët; dhe ky është ligji i njeriut, o Zot, o Zot.

20. Çfarë mund të të thoshte më tepër Davidi? Ti e njeh shërbëtorin tënd, o Zot, o Zot!

21. Për dashurinë e fjalës sate dhe sipas zemrës sate ke bërë tërë këto gjëra të mëdha, me qëllim që t'ia bësh të njohur shërbëtorit tënd.

22. Për këtë je i madh, o Zot, o Perëndi. Asnjeri nuk është si ti dhe nuk ka tjetër Perëndi veç teje, me sa kemi dëgjuar me veshët tona.

23. Dhe kush është si populli yt, si Izraeli, i vetmi komb mbi dhe që Perëndia erdhi ta shpengojë për vete si popullin e tij për të bërë emër dhe për të kryer për ty vepra të mëdha dhe të tmerrshme për tokën tënde përpara popullit tënd, të cilin e ke shpenguar për vete nga Egjipti, nga kombet e perëndive të tyre?

Lexoni kapitullin e plotë 2 i Samuelit 7