Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

2 i Samuelit 4:9-12 Bibla Shqip (ALBB)

9. Por Davidi iu përgjigj Rekabit dhe Baanahut, vëllait të tij, bij të Rimon beerothitit, dhe u tha atyre: "Ashtu siç është e vërtetë që rron Zoti, i cili më ka liruar nga çdo fatkeqësi,

10. në rast se kam kapur dhe kam bërë që të vritet në Tsiklag atë që solli lajmin: "Ja, Sauli vdiq", megjithëse ai pandehte se më kishte sjellë një lajm të mirë dhe priste të merrte një shpërblim,

11. aq më tepër tani që disa kriminelë kanë vrarë një njeri të drejtë në shtëpinë e tij, në shtratin e tij, a nuk duhet t'ju kërkoj llogari për gjakun e tij nga duart tuaja dhe t'ju zhduk nga faqja e dheut?".

12. Kështu Davidi u dha urdhër të rinjve të tij dhe këta i vranë; ua prenë duart dhe këmbët, pastaj i varën pranë hauzit të Hebronit. Pas kësaj morën kokën e Ish-Boshethit dhe e varrosën në Hebron.

Lexoni kapitullin e plotë 2 i Samuelit 4