Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

2 i Samuelit 20:21-26 Bibla Shqip (ALBB)

21. Punët nuk qëndrojnë kështu; një njeri nga krahina malore e Efraimit i quajtur Sheba, bir i Bikrit, ka ngritur dorën kundër mbretit, kundër Davidit. Më dorëzoni vetëm atë dhe unë do të largohem nga qyteti". Gruaja i tha Joabit: "Ja, koka e tij do të hidhet nga muri".

22. Atëherë gruaja; me urtësinë e saj, iu drejtua tërë popullit; kështu ia prenë kokën Shebas, birit të Bikrit, dhe ia hodhën Joabit. Ky urdhëroi t'i bien borisë dhe të gjithë u larguan nga qyteti dhe secili shkoi në çadrën e vet. Pastaj Joabi u kthye në Jeruzalem pranë mbretit.

23. Joabi ishte në krye të gjithë ushtrisë së Izraelit; Benajahu, bir i Jehojadit, ndodhej në krye të kerethenjve dhe të pelethenjve.

24. Adorami merrej me haraçet; Jozafati, bir i Ahiludit, ushtronte funksionin e arkivistit;

25. Sheva ishte sekretar; Tsadoku dhe Abiathari ishin priftërinj;

26. dhe Ira i Jairit ishte kryeministri i Davidit.

Lexoni kapitullin e plotë 2 i Samuelit 20