Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

2 i Samuelit 15:1-3 Bibla Shqip (ALBB)

1. Mbas kësaj Absalomi gjeti një karrocë, disa kuaj dhe pesëdhjetë njerëz që të vraponin para tij.

2. Absalomi ngrihej herët në mëngjes dhe rrinte anës rrugës që të çonte te porta e qytetit. Kështu, në qoftë se dikush kishte ndonjë gjyq dhe shkonte te mbreti për të siguruar drejtësi, Absalomi e thërriste dhe i thoshte: "Nga cili qytet je?". Tjetri i përgjigjej: "Shërbëtori yt është nga filan fis i Izraelit".

3. Atëherë Absalomi i thoshte: "Shiko, argumentet e tua janë të mira dhe të drejta, por nuk ka njeri nga ana mbretit që të të dëgjojë".

Lexoni kapitullin e plotë 2 i Samuelit 15