Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

2 i Samuelit 10:9-17 Bibla Shqip (ALBB)

9. Kur Joabi e kuptoi se kundër tij ishin dy fronte beteje, njëri nga përpara dhe tjetri nga prapa, ai zgjodhi disa nga njerëzit më të mirë të Izraelit dhe i renditi për betejë kundër sirëve;

10. Pjesën tjetër të njerëzve e la në duart e vëllait të tij Abishai për t'i renditur kundër bijve të Amonit.

11. Pastaj i tha: "Në qoftë se sirët janë më të fortë se unë, ti do të më vish në ndihmë; por në qoftë se bijtë e Amonit janë më të fortë se ti, atëherë unë do të të vij në ndihmë.

12. Tregohu guximtar dhe të jemi të fortë për të mbrojtur popullin tonë dhe qytetet e Perëndisë tonë; dhe Zoti të bëjë atë që i pëlqen".

13. Pastaj Joabi me gjithë njerëzit e tij ecën përpara për të luftuar kundër sirëve; por këta ikën para tij.

14. Kur bijtë e Amonit panë që sirët kishin ikur, ua mbathën edhe ata para Abishait dhe hynë përsëri në qytet. Atëherë Joabi u kthye nga ekspedita kundër bijve të Amonit dhe erdhi në Jeruzalem.

15. Kur sirët panë që ishin mundur nga Izraeli, u mblodhën të tërë.

16. Hadadezeri dërgoi lajmëtarë për të sjellë sirët që ishin matanë Lumit. Ata arritën në Helam, me komandantin e ushtrisë të Hadedezerit, Shobakun, në krye.

17. Kur Davidi u njoftua për këtë gjë, mblodhi tërë Izraelin, kaloi Jordanin dhe arriti në Helam. Sirët u radhitën kundër Davidit dhe nisën betejën.

Lexoni kapitullin e plotë 2 i Samuelit 10