Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

2 i Samuelit 10:17-19 Bibla Shqip (ALBB)

17. Kur Davidi u njoftua për këtë gjë, mblodhi tërë Izraelin, kaloi Jordanin dhe arriti në Helam. Sirët u radhitën kundër Davidit dhe nisën betejën.

18. Por sirët ua mbathën përpara Izraelit; dhe Davidi vrau nga sirët njerëzit e shtatëqind qerreve dhe dyzet mijë kalorës, goditi Shobakun, komandantin e ushtrisë së tyre, i cili vdiq në atë vend.

19. Kur tërë mbretërit vasalë të Hadadezerit e panë që ishin mundur nga Izraeli, bënë paqe me Izraelin dhe iu nënshtruan atij. Kështu sirët patën frikë të ndihmonin akoma bijtë e Amonit.

Lexoni kapitullin e plotë 2 i Samuelit 10