Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

2 i Samuelit 1:23-27 Bibla Shqip (ALBB)

23. Sauli dhe Jonatani; aq të dashur dhe të përzemërt në jetë, nuk u ndanë në vdekjen e tyre. Ishin më të shpejtë se shqiponjat, më të fortë se luanët.

24. Bija të Izraelit, vajtoni Saulin që ju vishte në luks me rroba flakë të kuqe, që i zbukuronte me ar veshjet tuaja.

25. Vallë, si ranë trimat në mes të betejës, si u vra Jonathani në lartësitë e tua?

26. Unë jam në ankth për ty, o vëllai im Jonatan; ti ishe shumë i dashur për mua, dashuria jote për mua ishte më e mrekullueshme se dashuria e grave.

27. Vallë, si ranë trimat dhe si u shkatërruan armët e luftës?".

Lexoni kapitullin e plotë 2 i Samuelit 1