Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

2 i Mbretërve 7:10-19 Bibla Shqip (ALBB)

10. Kështu shkuan dhe thirrën rojet e qytetit, jua njoftuan gjendjen duke thënë: "Kemi shkuar në kampin e sirëve dhe ja, nuk kishte njeri dhe as nuk dëgjohej zë njeriu; aty kishte vetëm kuaj dhe gomarë të lidhur dhe çadra të paprekura".

11. Atëherë rojet thirrën dhe e çuan lajmin brenda shtëpisë së mbretit.

12. Kështu mbreti u ngrit natën dhe u tha shërbëtorëve të tij: "Do t'ju them unë ç'na kanë bërë sirët. Duke ditur që ne jemi të uritur dolën nga kampi për t'u fshehur në fushë, duke thënë: "Si të dalim nga qyteti, do t'i kapim të gjallë dhe pastaj do të hyjmë në qytet".

13. Një nga shërbëtorët e tij iu përgjigj: "Të lutem, lejo që disa njerëz të marrin pesë nga kuajt që akoma mbeten në qytet. Ja, ata do të jenë e shumta si shumica e Izraelit që ka mbetur në qytet, ose si shumica e Izraelit që tashmë ka vdekur; t'i çojmë, pra, të shohin".

14. Morën, pra, dy qerre me kuajt e tyre dhe mbreti i dërgoi në gjurmët e ushtrisë së sirëve, duke thënë: "Shkoni dhe shikoni".

15. Kështu ata shkuan prapa tyre deri në Jordan; por ja, tërë rruga ishte plot me rroba dhe me armë që sirët i kishin hedhur rrugës gjatë ikjes së tyre të nxituar. Pastaj lajmëtarët u kthyen dhe ia njoftuan gjendjen mbretit.

16. Atëherë populli doli jashtë dhe plaçkiti kampin e sirëve; një masë maje mielli kushtonte një sikël, dhe dy masa elbi kushtonin gjithashtu një sikël, sipas fjalës së Zotit.

17. Mbreti kishte vënë si roje të portës kapitenin në krahun e të cilit mbështetej; por populli e shkeli pranë portës dhe ai vdiq, ashtu si kishte thënë njeriu i Perëndisë, kur i foli mbretit që kishte zbritur për ta takuar.

18. Ndodhi pikërisht ashtu siç i kishte folur mbretit njeriu i Perëndisë, duke i thënë: "Nesër, në këtë orë, në portën e Samarisë dy masa elbi do të kushtojnë një sikël dhe një masë maje mielli do të kushtojë gjithashtu një sikël".

19. Kapiteni i ishte përgjigjur pastaj njeriut të Perëndisë, duke i thënë: "Ja, edhe sikur Zoti të hapë dritare në qiell, a ka për të ndodhur një gjë e tillë?". Eliseu i kishte dhënë këtë përgjigje: "Mirë, pra, do ta shohësh me sytë e tua, por nuk do të hash".

Lexoni kapitullin e plotë 2 i Mbretërve 7