Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

2 i Mbretërve 3:19-26 Bibla Shqip (ALBB)

19. Ju do të shkatërroni të gjitha qytetet e fortifikuara dhe të gjitha qytetet më të mira, do të rrëzoni të gjithë drurët e mirë, do të zini të gjitha burimet e ujit dhe do të shkatërroni me gurë të gjitha parcelat e mira të tokës"".

20. Të nesërmen, në orën në të cilën ofrohet blatimi i ushqimit, ja që erdhi uji nga ana e Edomit dhe vendi u mbush plot me ujë.

21. Tërë moabitët, që mësuan që këta mbretër kishin dalë për të bërë luftë, mblodhën tërë ata që ishin në gjendje të mbanin armë, të rinj dhe pleq, dhe u rreshtuan në kufi.

22. Kur u ngritën në mëngjes herët, dielli shndriste mbi ujërat; atëherë moabitët panë para tyre ujërat të kuqë si gjak;

23. dhe thanë: "Po ky është gjak! Me siguri këta mbretër janë përleshur dhe kanë vrarë njëri-tjetrin. Kështu, pra, o Moab, të bëjmë plaçkë!".

24. Kështu u sulën drejt kampit të Izraelit; por izraelitët u ngritën dhe i vunë përpara moabitët, që ia mbathën para tyre. Hynë pastaj në vend dhe vazhduan t'i vrasin moabitët.

25. Shkatërruan qytetet; çdo copë tokë të mirë e mbushën me gurë, duke hedhur secili gurin e tij; i zunë të gjitha burimet e ujit dhe prenë tërë drurët e mirë. Në Kir-Hareseth mbetën vetëm gurët, por hobetarët e rrethuan dhe e sulmuan.

26. Mbreti i Moabit, duke parë që beteja ishte tepër e fortë për të, mori me vete shtatëqind veta që vringëllonin shpatat, për të çarë rrugën deri te mbreti i Edomit; por nuk mundën.

Lexoni kapitullin e plotë 2 i Mbretërve 3