Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

2 i Kronikave 8:5-12 Bibla Shqip (ALBB)

5. Rindërtoi Beth-Horonin e sipërm dhe Beth-Horonin e poshtëm, qytete të fortifikuara me mure, porta dhe shufra,

6. si edhe Baalathin dhe tërë qytetet e furnizimit që i përkisnin Salomonit, të gjitha qytetet e qerreve, qytetet e kalorësisë, me një fjalë të gjitha ato që i pëlqyen të ndërtojë në Jeruzalem, në Liban dhe në tërë vendin që ndodhej nën sundimin e tij.

7. Tërë njerëzit e mbetur nga hitenjtë, nga amorenjtë, nga perezenjtë, nga hivenjtë dhe nga jebusenjtë, që nuk ishin nga Izraeli,

8. (domethënë pasardhësit e tyre që kishin mbetur pas tyre në vend dhe që izraelitët nuk kishin mundur t'i shkatërronin) Salomoni i rekrutoi për punë të detyrueshme deri ditën e sotme.

9. Por nga bijtë e Izraelit Salomoni nuk përdori asnjë si shërbëtor për punimet e tij; këta ishin përkundrazi njerëzit e tij të luftës, krerët e udhëheqësve të tij dhe komandantët e qerreve dhe të kalorësisë së tij.

10. Shefat e nëpunësve të mbretit Salomon që kontrollonin popullin ishin dyqind e pesëdhjetë.

11. Por Salomoni bëri që vajza e Faraonit të ngjitej nga qyteti i Davidit në shtëpinë që kishte ndërtuar për të, sepse mendonte: "bashkëshortja ime nuk duhet të banojë në shtëpinë e Davidit, mbretit të Izraelit, sepse vendet ku ka hyrë arka e Zotit janë të shenjta".

12. Atëherë Salomoni i ofroi holokauste Zotit mbi altarin e Zotit, që ai kishte ndërtuar përpara portikut të tempullit;

Lexoni kapitullin e plotë 2 i Kronikave 8