Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

2 i Kronikave 8:1-15 Bibla Shqip (ALBB)

1. Njëzet vjet pasi Salomoni ndërtoi shtëpinë e Zotit dhe pallatin mbretëror të tij,

2. Salomoni rindërtoi qytetet që Hirami i kishte dhënë Salomonit dhe bëri që të banojnë në to bijtë e Izraelit.

3. Salomoni marshoi pastaj kundër Hamath-Tsobahut dhe e pushtoi.

4. Përveç kësaj rindërtoi Tadmorin në shkretëtirë dhe të gjitha qytetet e furnizimit që kishte ndërtuar në Hamath.

5. Rindërtoi Beth-Horonin e sipërm dhe Beth-Horonin e poshtëm, qytete të fortifikuara me mure, porta dhe shufra,

6. si edhe Baalathin dhe tërë qytetet e furnizimit që i përkisnin Salomonit, të gjitha qytetet e qerreve, qytetet e kalorësisë, me një fjalë të gjitha ato që i pëlqyen të ndërtojë në Jeruzalem, në Liban dhe në tërë vendin që ndodhej nën sundimin e tij.

7. Tërë njerëzit e mbetur nga hitenjtë, nga amorenjtë, nga perezenjtë, nga hivenjtë dhe nga jebusenjtë, që nuk ishin nga Izraeli,

8. (domethënë pasardhësit e tyre që kishin mbetur pas tyre në vend dhe që izraelitët nuk kishin mundur t'i shkatërronin) Salomoni i rekrutoi për punë të detyrueshme deri ditën e sotme.

9. Por nga bijtë e Izraelit Salomoni nuk përdori asnjë si shërbëtor për punimet e tij; këta ishin përkundrazi njerëzit e tij të luftës, krerët e udhëheqësve të tij dhe komandantët e qerreve dhe të kalorësisë së tij.

10. Shefat e nëpunësve të mbretit Salomon që kontrollonin popullin ishin dyqind e pesëdhjetë.

11. Por Salomoni bëri që vajza e Faraonit të ngjitej nga qyteti i Davidit në shtëpinë që kishte ndërtuar për të, sepse mendonte: "bashkëshortja ime nuk duhet të banojë në shtëpinë e Davidit, mbretit të Izraelit, sepse vendet ku ka hyrë arka e Zotit janë të shenjta".

12. Atëherë Salomoni i ofroi holokauste Zotit mbi altarin e Zotit, që ai kishte ndërtuar përpara portikut të tempullit;

13. dhe e bënte këtë në bazë të numrit që kërkohej çdo ditë, duke i ofruar sipas urdhërimeve të Moisiut, të shtunave, kur kishte hënë të re dhe gjatë festave solemne, tri herë në vit, domethënë në festat e bukëve të ndorme, në festat e javëve dhe në festën e kasolleve.

14. Duke iu përmbajtur normave të Davidit, atit të tij, ai vendosi klasat e priftërinjve për shërbimin e tyre, levitët në funksionet e tyre (të lëvdojnë Zotin dhe të shërbejnë para priftërinjve) sipas detyrave të përditshme, dhe derëtarët sipas klasave të tyre në çdo portë, sepse kështu kishte urdhëruar Davidi, njeriu i Perëndisë.

15. Ata nuk u larguan nga urdhri i mbretit, që u ishte dhënë priftërinjve dhe levitëve, për çdo gjë dhe për thesaret.

Lexoni kapitullin e plotë 2 i Kronikave 8