Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

2 i Kronikave 32:27-33 Bibla Shqip (ALBB)

27. Ezekia pati pasuri shumë të mëdha dhe nder. Ai bëri depozita për argjendin, arin, gurët e çmuar, aromat, mburojat, dhe për çdo lloj objektesh të çmuara,

28. magazina për drithërat, verën e vajin, stalla për çdo lloj gjedhi dhe vathë për delet.

29. Veç këtyre ndërtoi qytete dhe pati një numër të madh kopesh dhe bagëtish të trasha, sepse Perëndia i kishte dhënë pasuri shumë të mëdha.

30. Ishte Ezekia vetë që mbylli burimin e sipërm të ujërave të Gihonit dhe i kanalizoi poshtë në anën perëndimore të qytetit të Davidit. Ezekia ia doli mbanë në të gjitha veprat e tij.

31. Por kur krerët e Babilonisë i dërguan lajmëtarë për t'u informuar për mrekullinë që kishte ndodhur në vend, Perëndia e braktisi për ta vënë në provë e për të njohur gjithçka që ishte në zemrën e tij.

32. Pjesa tjetër e bëmave të Ezekias dhe veprat e tij të mira janë shkruar në vegimin e profetit Isaia, bir i Amotsit, dhe në librin e mbretërve të Judës e të Izraelit.

33. Pastaj Ezekia pushoi bashkë me etërit e tij dhe u varros në shpatin e varreve të bijve të Davidit; në vdekjen e tij gjithë Juda dhe banorët e Jeruzalemit i bënë nderime. Në vend të tij mbretëroi biri i tij Manasi.

Lexoni kapitullin e plotë 2 i Kronikave 32