Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

2 i Kronikave 31:1-9 Bibla Shqip (ALBB)

1. Mbasi mbaruan tërë këtë punë, izraelitët e pranishëm u nisën për në qytetet e Judës, për të thyer kolonat e shenjta, për të shembur Asherimët dhe për të shkatërruar vendet e larta dhe altarët në

2. Ezekia rindërtoi klasat e priftërinjve dhe të levitëve në bazë të klasave të tyre, secila sipas shërbimit të tij, priftërinjtë dhe levitët për holokaustet dhe flijimet e falënderimit për të shërbyer, për të falënderuar dhe për të lëvduar në portat e kampeve të Zotit.

3. Mbreti caktoi edhe pjesën e pasurive të tij, që do t'i caktoheshin për holokauste; holokaustet e mëngjesit dhe të mbrëmjes, holokaustet e të shtunave, të ditëve të hënës së re dhe të festave solemne, ashtu siç është shkruar në ligjin e Zotit.

4. Gjithashtu urdhëroi popullin, ata që banonin në Jeruzalem, t'u jepnin priftërinjve dhe levitëve pjesën që u takonte, me qëllim që të tregoheshin të vendosur në ligjin e Zotit.

5. Sa u përhap ky urdhër, bijtë e Izraelit dhanë me shumicë prodhimet e para të grurit, të verës, të vajit, të mjaltit dhe të të gjitha prodhimeve të arave; dhe çuan një të dhjetë të bollshme nga çdo gjë.

6. Bijtë e Izraelit dhe të Judës që banonin në qytetet e Judës çuan edhe ata të dhjetën e lopëve dhe të deleve, po kështu edhe të dhjetën e gjërave të shenjta të shenjtëruara Zotit, Perëndisë të tyre, dhe krijuan me to shumë grumbuj.

7. Filluan t'i bëjnë grumbujt në muajin e tretë dhe e përfunduan këtë punë në muajin e shtatë.

8. Kur Ezekia dhe krerët erdhën për të parë grumbujt, bekuan Zotin dhe popullin e tij të Izraelit.

9. Pastaj Ezekia pyeti priftërinjtë dhe levitët për grumbujt;

Lexoni kapitullin e plotë 2 i Kronikave 31