Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

2 i Kronikave 30:19-27 Bibla Shqip (ALBB)

19. që ia ka kushtuar zemrën e tij të kërkojë Perëndinë, Zotin, Perëndinë e etërve të tij, edhe pa pastrimin që kërkon shenjtërorja".

20. Dhe Zoti dëgjoi Ezekian dhe shëroi popullin.

21. Kështu bijtë e Izraelit, që ishin në Jeruzalem, kremtuan festën e të Ndormëve shtatë ditë me radhë në një atmosferë gëzimi të madh, kurse levitët dhe priftërinjtë lëvdonin çdo ditë Zotin, duke i kënduar me vegla tingëlluese Zotit.

22. Ezekia i foli zemrës të të gjithë levitëve që tregonin njohje të mirë të gjërave të Zotit. Kështu ata hëngrën për shtatë ditët e caktuara të festës, duke ofruar flijime falënderimi dhe duke lëvduar Zotin, Perëndinë e etërve të tyre.

23. Pastaj tërë kuvendi vendosi ta kremtojë festën shtatë ditë të tjera; kështu e kremtuan shtatë ditë të tjera me gëzim.

24. Në fakt Ezekia, mbret i Judës, i kishte falur kuvendit një mijë dema të vegjël dhe shtatë mijë dele; edhe paria i kishte dhuruar kuvendit një mijë dema të vegjël dhe dhjetë mijë dele; dhe një numër i madh priftërinjsh ishte shenjtëruar.

25. Tërë asambleja e Judës kremtoi festën bashkë me priftërinjtë, me levitët, me tërë asamblenë e atyre që erdhën nga Izraeli dhe me të huajt që kishin mbërritur nga vendin e Izraelit ose që banonin në Judë.

26. Kështu pati një gëzim të madh në Jeruzalem. Nga koha e Salomonit, birit të Davidit, mbret i Izraelit, nuk kishte ndodhur asgjë e tillë në Jeruzalem.

27. Pastaj priftërinjtë levitë u ngritën dhe bekuan popullin; zëri i tyre u dëgjua dhe lutja e tyre arriti deri në banesën e shenjtë të Zotit në qiell.

Lexoni kapitullin e plotë 2 i Kronikave 30