Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

2 i Kronikave 3:9-17 Bibla Shqip (ALBB)

9. Pesha e arit për gozhdët ishte pesëdhjetë sikla. Veshi me ar edhe dhomat e sipërme.

10. Në vendin shumë të shenjtë bëri dy kerubinë të gdhendur dhe i veshi me ar.

11. hapësira e krahëve të kerubinëve ishte njëzet kubitë; një krah i një kerubini, i gjatë pesë kubitë, prekte murin e tempullit, ndërsa krahu tjetër, gjithashtu i gjatë pesë kubitë, prekte krahun e kerubinit të dytë.

12. Njeri krah i kerubinit të dytë, i gjatë pesë kubitë, prekte murin e tempullit, ndërsa tjetri i gjatë gjithashtu pesë kubitë, prekte krahun e kerubinit tjetër.

13. Krahët e hapur të këtyre kerubinëve ishin njëzet kubitë të gjatë. Ata qëndronin drejt në këmbë me fytyrë të kthyer nga pjesa e brendshme e tempullit.

14. Ai bëri gjithashtu velin me fill ngjyrë vjollcë të purpurt, të kuqe flakë dhe me pëlhurë të hollë, dhe mbi to qëndisën kerubinë.

15. Përpara tempullit bëri dy shtylla të larta tridhjetë e pesë kubitë; kapiteli në majë të çdo shtylle ishte pesë kubitë.

16. Bëri gjithashtu zinxhirë të vegjël, si ato që ishin në shenjtërore dhe i vendosi në majë të shtyllave; pastaj bëri një mijë shegë dhe i vuri mbi zinxhirët e vegjël.

17. Pastaj ngriti shtyllat përpara tempullit, njërën në të djathtë dhe tjetrën në të majtë; të djathtën e quajti Jakin dhe të majtën Boaz.

Lexoni kapitullin e plotë 2 i Kronikave 3