Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

2 i Kronikave 29:28-36 Bibla Shqip (ALBB)

28. Atëherë tërë asambleja u përul, ndërsa këngëtarët këndonin dhe borizanët u binin veglave të tyre; e tërë kjo vazhdoi deri në fund të holokaustit.

29. Me të mbaruar holokausti, mbreti dhe tërë ata që ishin me të u përkulën dhe adhuruan.

30. Pastaj mbreti Ezekia dhe paria urdhëruan levitët të lëvdonin Zotin me fjalët e Davidit dhe të shikuesit Asaf; ata e lëvduan me gëzim, pastaj u përkulën dhe e adhuruan.

31. Atëherë Ezekia mori fjalën dhe tha: "Tani që i jeni shenjtëruar Zotit, afrohuni dhe sillni flijime dhe oferta falënderimi në shtëpinë e Zotit". Kështu asambleja solli flijime dhe oferta falënderimi; dhe të gjithë ata që ua donte zemra sollën holokauste.

32. Numri i holokausteve që solli asambleja ishte shtatëdhjetë dema, njëqind desh dhe dyqind qengja; të tëra këto ishin holokauste për Zotin.

33. Kafshët e shenjtëruara ishin gjashtëqind lopë dhe tre mijë dele.

34. Por priftërinjtë ishin shumë të pakët dhe nuk mund të rripnin tërë holokaustet; prandaj vëllezërit e tyre, levitët, i ndihmuan derisa mbaroi tërë puna dhe derisa të shenjtëroheshin priftërinjtë e tjerë, sepse levitët e kishin zemrën më të pastër në shenjtërimin e priftërinjve.

35. Pati një numër të madh holokaustesh së bashku me dhjamin e flijimeve të falënderimit dhe me blatimet e holokausteve. Kështu u rivendos shërbimi i shtëpisë të Zotit.

36. Ezekia dhe tërë populli u gëzua që Perëndia e kishte përgatitur popullin; në të vërtetë kjo gjë u bë shpejt.

Lexoni kapitullin e plotë 2 i Kronikave 29