Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

2 i Kronikave 24:24-27 Bibla Shqip (ALBB)

24. Megjithëse ushtria e sirëve kishte ardhur me pak veta, Zoti u dha në dorë një ushtri shumë të madhe, sepse kishin braktisur Zotin, Perëndinë e etërve të tyre. Kështu ata e gjykuan Joasin.

25. Kur sirët u tërhoqën nga ai (sepse e kishin lënë shumë të sëmurë), shërbëtorët e tij kurdisën një komplot kundër tij, për shkak të vrasjes së bijve të priftit Jehojada, dhe e vranë në shtratin e tij. Kështu ai vdiq dhe e varrosën në qytetin e Davidit, por jo në varrezat e mbretërve.

26. Këta janë ata që komplotuan kundër tij: Zabadi, bir i Shimeathit, amonitja, dhe Jehozbadi, bir i Shimrithit, moabitja.

27. Për sa u përket bijve të tij, profecitë e shumta të thëna kundër tij dhe meremetimi i shtëpisë së Perëndisë, ja, këto gjëra janë shkruar në historinë e librit të mbretërve. Në vend të tij mbretëroi i biri, Amatsiahu.

Lexoni kapitullin e plotë 2 i Kronikave 24