Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

2 i Kronikave 2:1-5 Bibla Shqip (ALBB)

1. Pastaj Salomoni vendosi të ndërtojë një tempull në emër të Zotit dhe një pallat për vete.

2. Salomoni rekrutoi shtatëdhjetë mijë burra që të mbartnin pesha, tetëdhjetë mijë të nxirrnin gurë në malet dhe tre mijë e gjashtëqind veta për t'i mbikëqyrur.

3. Pastaj Salomoni i çoi fjalë Hiramit, mbretit të Tiros: "Ashtu si ke bërë me Davidin, atin tim, të cilit i dërgove cedra për të ndërtuar një shtëpi në të cilën të banonte, bëj të njëjtën gjë me mua.

4. Ja unë jam duke ndërtuar një tempull në emër të Zotit, Perëndisë tim, për t'ia kushtuar atij, për të djegur para tij temjan erëmirë, për të ekspozuar vazhdimisht bukët e paraqitjes dhe për të ofruar holokauste në mëngjes dhe në mbrëmje, të shtunave, kur të ketë hënë të re dhe në festat e caktuara nga Zoti, Perëndia ynë. Ky është një ligj i përjetshëm për Izraelin.

5. Tempulli që unë do të ndërtoj do të jetë i madh, sepse Perëndia ynë është më i madh se tërë perënditë e tjera.

Lexoni kapitullin e plotë 2 i Kronikave 2