Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

2 i Kronikave 17:1-5 Bibla Shqip (ALBB)

1. Në vend të tij mbretëroi i biri Jozafat, që u fortifikua kundër Izraelit.

2. Ai vendosi trupa në tërë qytetet e fortifikuara të Judës dhe garnizone në vendin e Judës dhe në qytetin e Efraimit, që ati i tij kishte pushtuar.

3. Zoti ishte me Jozafatin, sepse ai eci në rrugët e para të Davidit, atit të tij. Ai nuk kërkoi Baalin,

4. por kërkoi Perëndinë e atit të tij dhe eci sipas urdhërimeve të tij dhe jo sipas bëmave të Izraelit.

5. Prandaj Zoti e përforcoi mbretërinë në duart e tij. Tërë Juda i çonte dhurata Jozafatit, dhe ai pati me shumicë pasuri dhe lavdi.

Lexoni kapitullin e plotë 2 i Kronikave 17