Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

2 i Kronikave 11:3-12 Bibla Shqip (ALBB)

3. "Foli Roboamit, birit të Salomonit, mbretit të Judës, dhe tërë Izraelit në Judë dhe në Beniamin, dhe u thuaj atyre:

4. Kështu flet Zoti: "Mos dilni të luftoni kundër vëllezërve tuaj. Secili të kthehet në shtëpinë e vet, sepse kjo gjë vjen nga unë"". Atëherë ata iu bindën fjalës të Zotit dhe u kthyen prapa pa dalë kundër Jeroboamit.

5. Roboami banoi në Jeruzalem dhe ndërtoi disa qytete për mbrojtje në Judë.

6. Ai ndërtoi Betlemin, Etamin, Tekoan,

7. Beth-Tsurin, Sokon, Adulamin,

8. Gathin, Mareshahun, Zifin,

9. Adoraimin, Lakishin, Azkahun,

10. Tsorahun, Ajalonin dhe Hebronin, që u bënë qytete të fortifikuara në Judë dhe në Beniamin.

11. Përforcoi fortesat dhe vendosi komandantë dhe depo ushqimesh, vaji dhe vere.

12. Në çdo qytet vendosi mburoja dhe shtiza dhe i bëri jashtëzakonisht të forta. Kështu ai pati me vete Judën dhe Beniaminin.

Lexoni kapitullin e plotë 2 i Kronikave 11