Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

2 i Kronikave 10:3-10 Bibla Shqip (ALBB)

3. Prandaj dërguan ta thërrasin. Kështu Jeroboami dhe tërë Izraeli erdhën t'i flasin Roboamit dhe i thanë:

4. "Ati yt e ka bërë zgjedhën tonë të rëndë; tani ti lehtësoje robërinë e fortë të atit tënd dhe zgjedhën e rëndë që ai na ka imponuar, dhe ne do të të shërbejmë".

5. Ai u përgjigj kështu: "Kthehuni tek unë pas tri ditësh". Pastaj populli iku.

6. Atëherë mbreti Roboam u këshillua me pleqtë që kishin qenë në shërbim të atit të tij, Salomonit, kur ishte i gjallë, dhe i tha: "Çfarë më këshilloni t'i them këtij populli?".

7. Ata i folën duke thënë: "Në rast se tregohesh dashamirës me këtë popull dhe e kënaq, duke u dhënë atyre një përgjigje të favorshme, ata do të jenë shërbëtorë të tu përgjithmonë".

8. Por Roboami hodhi poshtë këshillën e dhënë nga pleqtë dhe u konsultua me të rinjtë që ishin rritur me të dhe ishin në shërbim të tij,

9. dhe u tha atyre: "Çfarë më këshilloni t'i përgjigjem këtij populli që më foli duke thënë: "Lehtësoje zgjedhën e vënë nga ati yt?"".

10. Atëherë të rinjtë që ishin rritur me të i folën, duke thënë: "Kështu do t'i përgjigjesh këtij populli që të është drejtuar ty duke thënë: "Ati yt e ka bërë të rëndë zgjedhën tonë; tani lehtësoje atë". Kështu do t'u thuash atyre: "Gishti im i vogël është më i trashë se sa ijët e atit tim;

Lexoni kapitullin e plotë 2 i Kronikave 10