Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

2 i Kronikave 1:13-17 Bibla Shqip (ALBB)

13. Salomoni u kthye pastaj nga vendi i lartë që ishte në Gabaon, nga çadra e mbledhjes, në Jeruzalem, dhe mbretëroi mbi Izraelin.

14. Salomoni grumbulloi qerre dhe kalorës, dhe pati një mijë e katërqind qerre dhe dymbëdhjetë mijë kalorës, të cilët i vendosi në qytetet e qerreve dhe pranë mbretit në Jeruzalem.

15. Mbreti veproi gjithashtu në mënyrë të tillë që në Jeruzalem argjendi dhe ari të ishin të rëndomtë si gurët, dhe cedrat të bollshëm si fiku i Egjiptit në fushë.

16. Kuajt e Salomonit importoheshin nga Egjipti dhe nga Kueja; tregtarët e mbretit shkonin t'i merrnin në Kue me një çmim të caktuar.

17. Ata sillnin dhe importonin nga Egjipti një qerre për gjashtëqind sikla argjendi dhe një kalë për njëqind e pesëdhjetë. Kështu, me anë të këtyre tregtarëve, ua eksportonin tërë mbretërve të hitenjve dhe të Sirisë.

Lexoni kapitullin e plotë 2 i Kronikave 1