Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

1 i Samuelit 8:12-22 Bibla Shqip (ALBB)

12. për t'i bërë ata kapedanë të mijësheve dhe të pesëdhjetësheve, për t'i vënë ata t'i lërojnë arat, t'i korrin të lashtat, t'i prodhojnë armë lufte dhe vegla për qerret e tij.

13. Do të marrë bijat tuaja për t'i bërë parfumiere, gjellëbërëse dhe furrtare.

14. Do të marrë arat tuaja, vreshtat dhe ullishtat tuaja; më të mirat që keni, për t'ua dhënë eunukëve dhe shërbëtorëve të tij.

15. Do të marrë të dhjetën e farërave dhe të vreshtave tuaja për t'ua dhënë eunukëve dhe shërbëtorëve të tij.

16. Do të marrë shërbëtorët, shërbëtoret, të rinjtë tuaj më të mirë dhe gomarët që keni për t'i përdorur në punimet e tij.

17. Do të marrë edhe të dhjetën e kopeve tuaja, dhe ju do të jeni skllevërit e tij.

18. Atë ditë ju do të ulërini për shkak të mbretit që keni për vete, por Zoti nuk do t'ju përgjigjet".

19. Megjithatë populli nuk deshi t'i dëgjojë fjalët e Samuelit dhe tha: "Jo, do të kemi një mbret mbi ne.

20. Kështu do të jemi edhe ne si gjithë kombet; mbreti ynë do të na qeverisë, do të na dalë në krye dhe do të luftojë në betejat tona".

21. Samueli i dëgjoi tërë fjalët e popullit dhe ia tregoi Zotit.

22. Zoti i tha Samuelit: "Dëgjoje kërkesën e tyre dhe cakto një mbret mbi ta". Atëherë Samueli u tha njerëzve të Izraelit: "Secili të kthehet në qytetin e tij".

Lexoni kapitullin e plotë 1 i Samuelit 8