Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

1 i Samuelit 7:7-14 Bibla Shqip (ALBB)

7. Kur filistenjtë mësuan që bijtë e Izraelit ishin mbledhur në Mitspah, princat e filistenjve u nisën kundër Izraelit. Kur bijtë e Izraelit dëgjuan këtë patën frikë nga filistenjtë.

8. Atëherë bijtë e Izraelit i thanë Samuelit: "Mos e ndërpre klithmën tënde për neve tek Zoti, që ai të na shpëtojë nga duart e filistenjve".

9. Kështu Samueli mori një qengj pirës dhe e ofroi tërësisht si holokaust Zotit; Samueli i thirri Zotit për Izraelin dhe Zoti ia plotësoi kërkesën.

10. Ndërsa Samueli ofronte holokaustin, filistenjtë u afruan për të sulmuar Izraelin; por Zoti bubulloi me buçimë të madhe kundër filistenjve dhe i ngatërroi deri në atë pikë sa u mundën para Izraelit.

11. Njerëzit e Izraelit dolën nga Mitspahu, i ndoqën filistenjtë dhe i mundën deri poshtë Beth-Karit.

12. Atëherë Samueli mori një gur e ngriti midis Mitspahut dhe Shenit dhe e quajti Eben-Ezer, duke thënë: "Deri këtu Zoti na ka ndihmuar".

13. Kështu filistenjtë u poshtëruan dhe nuk u kthyen më të shkelin territorin e Izraelit; dhe dora e Zotit u ngrit kundër filistenjve gjatë gjithë kohës së Samuelit.

14. Edhe qytetet që filistenjtë i kishin marrë Izraelit iu kthyen Izraelit, nga Ekroni deri në Gath. Izraeli çliroi territorin e tij nga duart e filistenjve. Dhe u vendos paqja midis Izraelit dhe amorenjve.

Lexoni kapitullin e plotë 1 i Samuelit 7