Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

1 i Samuelit 7:11-17 Bibla Shqip (ALBB)

11. Njerëzit e Izraelit dolën nga Mitspahu, i ndoqën filistenjtë dhe i mundën deri poshtë Beth-Karit.

12. Atëherë Samueli mori një gur e ngriti midis Mitspahut dhe Shenit dhe e quajti Eben-Ezer, duke thënë: "Deri këtu Zoti na ka ndihmuar".

13. Kështu filistenjtë u poshtëruan dhe nuk u kthyen më të shkelin territorin e Izraelit; dhe dora e Zotit u ngrit kundër filistenjve gjatë gjithë kohës së Samuelit.

14. Edhe qytetet që filistenjtë i kishin marrë Izraelit iu kthyen Izraelit, nga Ekroni deri në Gath. Izraeli çliroi territorin e tij nga duart e filistenjve. Dhe u vendos paqja midis Izraelit dhe amorenjve.

15. Samueli qe gjykatës i Izraelit gjatë gjithë jetës së tij.

16. Çdo vit ai i binte përqark Bethelit, Gilgalit dhe Mitspahut dhe ushtronte funksionin e gjyqtarit të Izraelit mbi tërë këto vende.

17. Pastaj kthehej në Ramah, sepse aty ishte shtëpia e tij. Aty e gjykonte Izraelin dhe po aty ngriti një altar për Zotin.

Lexoni kapitullin e plotë 1 i Samuelit 7