Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

1 i Samuelit 7:1-11 Bibla Shqip (ALBB)

1. Atëherë njerëzit e Kiriath-Jearimit erdhën, e çuan lart arkën e Zotit dhe e vendosën në shtëpinë e Abinadadit në kodër, dhe shenjtëruan të birin Eleazarin që të ruante arkën e Zotit.

2. Shumë kohë kishte kaluar nga dita që arka ishte vendosur në Kiriath-Jearim; kishin kaluar njëzet vjet dhe tërë shtëpia e Izraelit i ankohej Zotit.

3. Atëherë Samueli i foli tërë shtëpisë së Izraelit, duke thënë: "Në rast se ktheheni tek Zoti me gjithë zemër, hiqni nga gjiri juaj perënditë e huaja dhe Ashtarithin dhe mbani zemrën tuaj tek Zoti dhe

4. Kështu bijtë e Izraelit hoqën mënjanë Baalët dhe Ashtarothët dhe i shërbyen vetëm Zotit.

5. Pastaj Samueli tha: "Mblidhni tërë Izraelin në Mitspah dhe unë do t'i lutem Zotit për ju".

6. Kështu ata u mblodhën në Mitspah, morën ujë dhe e derdhën përpara Zotit; pastaj po atë ditë agjëruan dhe atje thanë: "Kemi mëkatuar kundër Zotit". Samueli i gjykoi bijtë e Izraelit në Mitspah.

7. Kur filistenjtë mësuan që bijtë e Izraelit ishin mbledhur në Mitspah, princat e filistenjve u nisën kundër Izraelit. Kur bijtë e Izraelit dëgjuan këtë patën frikë nga filistenjtë.

8. Atëherë bijtë e Izraelit i thanë Samuelit: "Mos e ndërpre klithmën tënde për neve tek Zoti, që ai të na shpëtojë nga duart e filistenjve".

9. Kështu Samueli mori një qengj pirës dhe e ofroi tërësisht si holokaust Zotit; Samueli i thirri Zotit për Izraelin dhe Zoti ia plotësoi kërkesën.

10. Ndërsa Samueli ofronte holokaustin, filistenjtë u afruan për të sulmuar Izraelin; por Zoti bubulloi me buçimë të madhe kundër filistenjve dhe i ngatërroi deri në atë pikë sa u mundën para Izraelit.

11. Njerëzit e Izraelit dolën nga Mitspahu, i ndoqën filistenjtë dhe i mundën deri poshtë Beth-Karit.

Lexoni kapitullin e plotë 1 i Samuelit 7