Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

1 i Samuelit 30:20-30 Bibla Shqip (ALBB)

20. Kështu Davidi shtiu në dorë kopetë e bagëtisë së imët dhe tufat e bagëtisë së trashë; dhe ata që ecnin para bagëtive thoshin: "Kjo është plaçka e Davidit!".

21. Pastaj Davidi arriti te dyqind njerëzit që kishin qenë tepër të lodhur për të shkuar pas Davidit që ai i kishte lënë në përruan e Besorit. Këta i dolën para Davidit dhe njerëzve që ishin me të. Kështu Davidi iu afrua atyre dhe i përshëndeti.

22. Atëherë tërë njerëzit e këqij dhe të poshtër që kishin shkuar me Davidin filluan të thonë: "Me qenë se këta nuk erdhën me ne; nuk do t'u japim asgjë nga plaçka që kemi shtënë në dorë, përveç grave dhe fëmijëve të secilit; t'i marrin dhe të ikin!".

23. Por Davidi tha: "Mos u sillni kështu, o vëllezërit e mi, me atë që Zoti na ka dhënë duke na mbrojtur dhe duke vënë në duart tona bandën që kishte ardhur kundër nesh.

24. Po kush do t'ju dëgjojë në këtë propozim? E njëjtë ka për të qenë pjesa e atij që shkon për të luftuar dhe e atij që rri pranë plaçkave; do t'i ndajmë pjesët bashkë".

25. Qysh prej asaj dite u veprua kështu; Davidi e bëri atë statut dhe normë për Izraelin deri në ditën e sotme.

26. Kur Davidi u kthye në Tsiklag, një pjesë të plaçkës ua dërgoi pleqve të Judës, miq të tij, duke thënë: "Ja një dhuratë e ardhur nga plaçka që u morëm armiqve të Zotit".

27. U dërgoi atyre të Bethelit, të Ramothit të Negevit dhe atyre të Jatirit,

28. atyre të Areorit, atyre të Sifmothit, atyre të Eshtemoas,

29. atyre të Rakalit, atyre të qyteteve të jerameelitëve dhe atyre të qyteteve të kenenjve,

30. atyre të Hormahut, atyre të Kor-Ashanit, atyre të Athakut,

Lexoni kapitullin e plotë 1 i Samuelit 30