Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

1 i Samuelit 30:1-6 Bibla Shqip (ALBB)

1. Kur Davidi dhe njerëzit e tij arritën në Tsiklag ditën e tretë, amalekitët kishin kryer një plaçkitje në Negev dhe në Tsiklag; kishin pushtuar Tsiklagun dhe i kishin vënë zjarrin;

2. kishin zënë robër gratë dhe tërë ata që ndodheshin aty, të vegjël a të rritur; nuk kishin vrarë asnjeri, por i kishin marrë me vete dhe kishin shkuar.

3. Kur Davidi dhe njerëzit e tij arritën në qytet, ja, qyteti ishte shkatërruar nga zjarri, dhe gratë, bijtë dhe bijat e tyre i kishin marrë me vete si robër.

4. Atëherë Davidi dhe tërë ata që ishin me të ngritën zërin dhe qanë, derisa nuk patën forcë të qajnë.

5. Dy bashkëshortet e Davidit, jezreelitja Ahinoama dhe karmelitja Abigail, e cila kishte qenë bashkëshorte e Nabalit, figuronin gjithashtu midis robërve.

6. Davidi ishte shqetësuar shumë se njerëzit flisnin për ta vrarë atë me gurë, sepse të gjithë e kishin shpirtin të trishtuar për shkak të bijve dhe të bijave të tyre; por Davidi u forcua tek Zoti, Perëndia i tij.

Lexoni kapitullin e plotë 1 i Samuelit 30