Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

1 i Samuelit 3:18-21 Bibla Shqip (ALBB)

18. Samueli ia tregoi atëherë të gjitha, pa i fshehur asgjë. Dhe Eli tha: "Ai është Zoti; le të bëjë atë që i pëlqen atij".

19. Ndërkaq Samueli rritej; dhe Zoti ishte me të dhe nuk la të shkonin kot asnjë nga fjalët e tij.

20. Tërë Izraeli, nga Dani deri tek Beer-Sheba, mësoi që Samueli ishte bërë profet i Zotit.

21. Zoti vazhdonte t'i shfaqej në Shiloh, sepse në Shiloh Zoti i shfaqej Samuelit me anë të fjalës së vet.

Lexoni kapitullin e plotë 1 i Samuelit 3