1. Filistenjtë i mblodhën tërë forcat e tyre në Afek, ndërsa izraelitët e ngritën kampin e tyre pranë burimit të Jezreelit.
2. Princat e filistenjve ecnin me qindëshet dhe mijëshet e tyre, ndërsa Davidi dhe njerëzit e tij ecnin në praparojë me Akishin.
3. Atëherë krerët e filistenjve thanë: "Çfarë po bëjnë kështu këta Hebrenj?". Akishi iu përgjigj krerëve të filistenjve: "A nuk është ky Davidi, shërbëtori i Saulit, i mbretit të Izraelit, që ka qenë me mua këto ditë o këto vite? Tek ai nuk kam gjetur asnjë të metë të madhe nga dita e dezertimit të tij e deri më sot!".