Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

1 i Samuelit 23:1-6 Bibla Shqip (ALBB)

1. Pastaj i thanë Davidit: "Ja, filistenjtë janë duke luftuar kundër Kejlahut dhe po plaçkisnin lëmenjtë".

2. Kështu Davidi u këshillua me Zotin, duke thënë: "Të shkoj unë t'i mund këta filistenj?". Zoti iu përgjigj me këto fjalë Davidit: "Shko, mundi filistenjtë dhe shpëto Kejlahun".

3. Por njerëzit e Davidit i thanë: "Ja, ne na ka zënë frika që këtu në Jude, si do të bëhet pastaj në rast se shkojmë në Kejlah kundër trupave të filistenjve?".

4. Davidi u këshillua përsëri me Zotin dhe Zoti iu përgjigj dhe i tha: "Çohu, zbrit në Kejlah, sepse unë do t'i jap filistenjtë në duart e tua".

5. Atëherë Davidi shkoi me njerëzit e tij në Kejlah, luftoi kundër filistenjve, ua mori bagëtinë dhe bëri kërdi të madhe në radhët e tyre. Kështu Davidi çliroi banorët e Kejlahut.

6. Kur Abiathari, bir i Ahimelekut, u strehua pranë Davidit në Kejlah, solli me vete edhe efodin.

Lexoni kapitullin e plotë 1 i Samuelit 23