Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

1 i Samuelit 19:1-8 Bibla Shqip (ALBB)

1. Sauli i foli birit të tij Jonathan dhe të gjithë shërbëtorëve të tij që të vritej Davidi. Por Jonathani, bir i Saulit, ndiente një dashuri të madhe për Davidin.

2. Kështu Jonathani e informoi Davidin, duke i thënë: "Sauli, ati im, kërkon të shkaktojë vdekjen tënde; prandaj nesër në mëngjes ruhu, rri në një vend të fshehtë dhe fshiu.

3. Unë do të dal dhe do të qëndroj pranë atit tim në fushën ku ndodhesh ti, dhe do t'i flas për ty atit tim. Do të shoh ç'ka për të ndodhur dhe do të njoftoj".

4. Kështu Jonathani i foli Saulit, atit të tij, në favor të Davidit dhe i tha: "Mbreti të mos bëj mëkat në dëm të shërbëtorit të tij, në dëm të Davidit, sepse ai nuk ka kryer mëkate kundër teje, dhe veprat e tij kanë qenë shumë të vlefshme.

5. Ai ka vënë në rrezik jetën e tij, kur vrau filisteun, dhe Zoti ka kryer një çlirim të madh për gjithë Izraelin. Ti e ke parë dhe je gëzuar; pse duhet të mëkatosh kundër gjakut të pafajshëm, duke shkaktuar vdekjen e Davidit pa shkak?".

6. Sauli dëgjoi zërin e Jonathanit dhe u betua: "Siç është e vërtetë që Zoti rron, ai nuk ka për të vdekur!".

7. Atëherë Jonathani thirri Davidin dhe i njoftoi tërë këto gjëra. Pastaj Jonathani e shpuri përsëri Davidin te Sauli dhe ai qëndroi në shërbim të tij si më parë.

8. Filloi përsëri lufta; kështu Davidi doli të luftojë kundër filistenjve dhe i mundi keq; ata ia mbathën para tij.

Lexoni kapitullin e plotë 1 i Samuelit 19