Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

1 i Samuelit 14:45-52 Bibla Shqip (ALBB)

45. Po populli i tha Saulit: "A duhet të vdesë Jonathani që ka sjellë këtë çlirim të madh në Izrael? Mos ndodhtë kurrë! Ashtu siç është e vërtetë që Zoti jeton, nuk ka për të rënë në tokë as edhe një fije floku nga koka e tij, sepse sot ai ka vepruar bashkë me Perëndinë"! Kështu populli e shpëtoi Jonathanin dhe ai nuk vdiq.

46. Pastaj Sauli u kthye nga ndjekja e filistenjve dhe filistenjtë u kthyen në vendin e tyre.

47. Kështu Sauli e forcoi mbretërinë e Izraelit dhe luftoi kundër gjithë armiqve që ndodheshin rreth e qark: Moabit, bijve të Amonit, Edomit, mbretërve të Tsobahut dhe filistenjve; ai korrte fitore nga çdo anë që të kthehej.

48. Kreu vepra trimërie, mundi amalekitët dhe çliroi nga duart e atyre që e plaçkitnin.

49. Bijtë e Saulit ishin Jonathani, Jishuji dhe Malkishuahu; dy bijat e tij quheshin Merab, më e madhja, dhe Mikal më e vogla.

50. E shoqja e Saulit quhej Ahinoam, ishe bija e Ahimaazit; emri i komandantit të ushtrisë së tij ishte Abner, bir i Nrerit, ungji i Saulit.

51. Kishi, ati i Saulit, dhe Neri, ati i Abnerit, ishin bijtë e Abielit.

52. Gjatë gjithë jetës së Saulit pati një luftë të pamëshirshme kundër filistenjve; çdo njeri të fortë dhe çdo të ri trim që Sauli shikonte, i merrte me vete.

Lexoni kapitullin e plotë 1 i Samuelit 14