Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

1 i Samuelit 10:1-11 Bibla Shqip (ALBB)

1. Atëherë Samueli mori një enë të vogël me vaj dhe e derdhi mbi kokën e tij; pastaj e puthi dhe tha: "A nuk të ka vajosur Zoti si kreu i trashëgimisë së tij?

2. Sot, kur të ikësh nga unë, do të gjesh dy njerëz pranë varrit të Rakelës në kufirin e Beniaminit, në Tseltsah. Ata do të thonë: Gomaret që shkove të kërkosh u gjetën; tani yt atë nuk shqetësohet për gomaret, por për ju, dhe thotë: "Çfarë duhet të bëj për birin tim?".

3. Pastaj ti do ta kalosh atë vend dhe do të arrish në lisin e Taborit; aty do të takosh tre njerëz që shkojnë për të adhuruar Perëndinë në Bethel: njëri do të mbajë tre keca, tjetri tri bukë dhe i treti një calik me verë.

4. Ata do të të përshëndetin dhe do të të japin dy bukë, që do t'i marrësh nga duart e tyre.

5. Pastaj ti do të arrish në kodrinën e Perëndisë, ku gjendet garnizoni i filistenjve; dhe këtu, duke arritur në qytet, do të takosh një grup profetësh që do të zbresin nga vendi i lartë, të paraprirë nga një harpë, një dajre, një fyell dhe një qeste, dhe që do të bëjnë profeci.

6. Atëherë Fryma e Zotit do të të ngarkojë të bësh profeci me ta, dhe do të shndërrohesh në një njeri tjetër.

7. Kur këto shenja do të realizohen, bëj atë që rasti kërkon, sepse Perëndia është me ty.

8. Pastaj ti do të zbresësh para meje në Gilgal: dhe ja, unë do të zbres te ti për të ofruar holokauste dhe për të kryer flijime falënderimi. Ti do të presësh shtatë ditë derisa unë të vij te ti dhe të të them çfarë duhet të bësh".

9. Sapo ktheu kurrizin për të lënë Samuelin, Perëndia ia ndërroi zemrën në një tjetër, dhe tërë ato shenja u realizuan po atë ditë.

10. Sapo arritën atje në kodër, një grup profetësh i doli përpara; atëherë ai u ngarkua nga Fryma e Perëndisë dhe filloi të bëjë profeci në mes tyre.

11. Atëherë tërë ata që e kishin njohur më parë, duke parë që profetizonte bashkë me profetët, i thoshin njëri-tjetrit: "Çfarë i ka ndodhur birit të Kishit? Është edhe Sauli midis profetëve?".

Lexoni kapitullin e plotë 1 i Samuelit 10